KRUJË

Më shumë se 500 qytetarë të Krujës dhe rrethinave rrezultojnë të helmuar nga patogjenë ende të panjohur të marrë përmes ujit të pijshëm, ndërsa shifra e personave që kërkojnë asistencë mjekësore në spitalin bashkiak të qytetit shtohet nga ora në orë.

Simptomat e helmimit janë kryesisht crregullime gastrointerite si, diarre, të vjella dhe dhimbje koke pa temperaturë shoqëruese.

Fatmirësisht personat e helmuar nga patogjen ende të panjohur, mes të cilave 70 fëmijë nuk kanë shfaqur komplikacione të rënda c’ka pohohet nga drejtues të spitalit të Krujës. 2 ditë pas publikimit të rasteve të para të helmimit në Krujë ministrja e Shëndetsisë, Ogerta Manastirliu, ka zbritur në terren ku ka vizituar të shtruarit në spital.

Por vetë qytetarët e Krujës e rrëzojnë pistën e helmimit nga ushqimi që ngre kreu i Shëndetsisë ndërsa shprehen të bindur se helmimi ka ardhur nga uji pijshëm. Një reagim i fortë për ngjarjen e rëndë në Krujë ka ardhur nga deputetja e Partisë Demokratike Merita Bakiu njëherazi banore e qytetit.

Në një prononcim të saj nga spitali i Krujës ku shoqërohej nga dy koleget Dhurata Çupi dhe Orjola Pampuri, debutetja demokrate deklaroi se po vuan familjarisht pasojat e helmimit masiv.

Në reagimin zyrtar ujësjellësi i Krujës pranon se ka patur inkotaminim të ujit të pijshëm ku pas analizimit të mostrave të kryera nga njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Krujë është zbuluar prezencë mbi normë e amoniakut.

Ndërmarrja bashkiake e ujit justifikohet me problematikën e shaktuar nga shirat gjatë fundjavës së kaluar, që sipas saj kanë shkaktuar turbullim të ujit në burim.

UKK deklaron se ka ndërprerë furnizimin me ujë të qytetit dhe rrethinave të Krujës që prej orës 10:30 të paradites së ditës hënë ndërsa i bën thirrje të mos konsumohet uji i mbetur në depozitat familjare deri në certifikimin e analizave nga Instituti i Shëndetit Publik që do t’i hapë rrugën rinisjes së furnizimit.

Por burime të besueshme nga ISHP deklarojnë se ekspertët e ujit të këtij institucioni nuk kanë mundur të marrin dot mostrat për t’i analizuar në dy depot e qytetit pasi ato i kanë gjetur të boshatisura. Kjo përforcohet edhe nga deklarata zyrtare e shpërndarë për mediat ku UKK pohon se prej ndërprerjes së furnizmit me uji të abonentëve ka nisur deziinfektimin e depove me klor c’ka nënkupton zbrazjen e tyre të plotë. Kjo shton pikëpyetjet se cfarë mostrash po analizojnë ekspertët e ujit në Institutin e Shëndetit Publik përvec mostrave të marra gjatë paradites së ditës së martë në 2 burimet e ujit prej nga ku furnizohet qyteti?

Deri në daljen përfundimtare të përgjigjes së analizave nga ISHP qyteti i Krujës do të furnizohet me ujë përmes boteve ka deklaruar prefekti i qarkut Durrës Roland Nasto.

Por ndryshe nga premtimet zyrtare banorët e Krujës deklarojnë se e blejnë ujin me bidona edhe pse janë të rrethuar nga dhjetra burime kurative.

Në mars të vitit 2021 një muaj para zgjedhjeve elektorale, kryeministri Edi Rama inaguroi ujësjellësin e ri të furnizimit me ujë të qytetit të Krujës duke ngritur edhe një dolli me premtimin e mbajtur 24 orë furnizim pa ndërprerje të qytetit me ujë.

Por pa kaluar vecse disa muaj ujësjellësi i ri shfaqi probleme serioze pikërisht me cilësinë e ujit sic dëshmojnë vetë banorët e Krujës.

Se çfarë e shkaktoi helmimin masiv të popullatës në Krujë është një pikëpyetje e madhe që kërkon një përgjigje shteruese nga organi i akuzës. Prokuroria thotë se po heton mbi mundësinë e një përzjerrje të mundshme të ujit të pijshëm me ujërat e zeza.

Ndërkohë burime nga policia e shtetit përjashtojnë mundësinë e një kontaminimi me dashje të rrjetit furnizues duke argumentuar se 2 depozita ujit të pijshëm prej nga ku furnizohet qyteti I Krujës, mbikqyrën 24 orë nga roje me armë dhe kamera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb