BULQIZË

Disa nxënës të një shkolle 9-vjeçare “Godvi” në Bulqizë janë helmuar, duke përfunduar në spital.

Gazetari Enver Doçi sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet ambulanca, që sapo ka dërguar në spital një vajzë të mitur e klasës së 8-të, e cila është nisur me urgjencë drejt Tiranës, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Siç raporton për “BalkanWeb” gazetari Doçi, nxënësit kanë ndjerë një aromë të rëndë në klasë dhe më pas kanë shfaqur marrje mendsh, dhimbje koke dhe të vjella.

Ndërkohë, duke folur për gazetarin Doçi, mjeku i Spitalit të Bulqizës ka thënë se pritet të mbërrijnë në spital edhe nxënës të tjerë të helmuar. Nga të dhënat e para, mësohet se nxënësit e shkollës 9-vjeçre janë helmuar me pelet, që përdoret për ngrohjen përmes kaldajave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb