Uli Hënes, ish-presidenti i Bajernit të Mynihut, ka folur për “Kicker” duke deklaruar se pret ndryshime të mëdha në botën e futbollit kur emergjenca e koronavirusit të ketë përfunduar, mbi të gjitha sa u takon çështjeve të merkatos.

“Diçka e tillë nuk mund të jetë e detyrueshme, por nuk mund të imagjinoj vitet e ardhshme blerje prej 100 milionë eurosh. Cmimet e transferimeve do të ulen sepse të gjithë vendet kanë interes në këtë gjë. Me shumë gjasë bota e futbollit do të jetë ndryshe. Ndeshjet me dyer të mbyllura do të garantonin diçka nga e drejta tv. Nëse nuk do të luhet futboll para Krishtlindjeve, krejt sistemi do të ishte në rrezik”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb