Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian, për të hequr kufizimet e udhëtimeve për tre shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Manastirliu e cilëson këtë vendim si një lajm të mirë dhe të shumëpritur.

Më tej ajo shton, se ky vendim, është një ogur i mirë që shpejt po shkojmë drejt një normaliteti që të gjithë dëshirojmë.

Ministrja gjithashtu, gjeti rastin të bënte një apel për të gjithë qytetarët, duke i kërkuar të mos ulim vigjilencën në “këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”.

“ Lajm i mirë
Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë
Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë
Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, shkruan Manastirliu.

Postimi i plotë:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb