TIRANE- Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit Shkëlqim Selami për kthimin e mandatit. Selami kishte ankimuar ë Gjykatë vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit, si pasojë e ligjit të dekriminalizmit. Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Selamit për shfuqizimin e vendimit për mandatin e tij.

Shkëlqim Selami, ka thënë më herët se nuk paragjykon vendimin e KQZ-së, por do të kërkojë të drejtën e tij në të gjitha shkallët e gjyqësorit siç ia garanton ligji.

Më herët Gjykata Administrative rrëzoi edhe kërkesën për pezullim të vendimit të KQZ-se nga ish- deputeti tjetër që iu hoq mandati, Dashamir Tahiri. Ish-deputeti kërkoi pezullim të vendimit deri në përfundim të hetimeve të prokurorisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me kërkesë të Prokurorisë shpalli të pavlefshëm dhe vendosi heqjen e mandatit për deputetin e LSI-së, Shkëlqim Selami, atë të PD-së, Dashamir Tahiri, si dhe për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi. Votat e anëtarëve të KQZ-së për këtë vendim kanë qenë në unanimitet.

KQZ vendosi që në vend të Shkëlqim Selamit nën siglën e LSI në Vlorë, deputet të emërohet Flamur Celaj, ndërsa vendin e ish-deputetit të PD, Dashamir Tahiri ta zërë Edmond Zejno në Kuvendin e Shqipërisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb