Thomas Strakosha ishte një nga më të mirët në fushë kundër Juventusit së bashku me Immobile-n që realizoi dy gola. Në përfundim të takimit mediat italiane kanë folur me superlativa për 22-vjeçain shqiptar. Madje “mediaset” ia kujton bardhezinjve se janë portierët shqiptar ata që po i bëjnë “gjëmëm” këtë sezon.

“Fundi më i bukur në botë. Strakosha në kampionat, bën të njëjtën gjë si Murgia në Superkupë. Vendimtar në sekondat finale të ndeshjes duke ndalur penalltinë e Dibalës. Barazimi do të linte një shije të hidhur, por mendon shqiptari për t’i dhënë suksesin Lacios dhe vendos firmën në një tjetër sukses të skuadrës së Inzagit.

Deri në atë moment kishte arritur të ndalte disa herë kundërshtarët me pritje të jashtëzakonshme”, shkruan Lalaziosiamonoi, duke e vlerësuar me notën 8. Titulli i lajmit nis: Strakosha hero. Thellohet akoma më shumë “Sportmediaset” që u kujton juventinëve që në ndeshjen e fundit i ndali një tjetër shqiptar. “Strakosha bën ashtu si Berisha dhe tregohet vendimtar duke i pritur penalltinë argjentinasit”, shkruan Mediaset.

“Tuttomercatoweb”- Strakosha 7 “Si një Zot i ulur në tokë, sot bën mrekullira. Bën një veprim mendjelehtë para Higuainit, por i shkon mirë. Në fillim ndal Higuainin, më pas në minuten e 97 kupton krahun e penalltisë së Dibales dhe i jep fitoren të tijve.”

“Calciomercato.it”- Strakosha 8 “Asgjë për të bërë në golin e Dagllas Kostës, por në gjuajtjen nga distanca të Kehdirës arrin të presë mjaft mirë. Gabon në një moment të presionit të Higuain, por në fundin e ndeshjes neutralizon penalltinë Dibala-s”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb