TIRANE

Spitali ditor KEIT ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave italiane, si një pikë referimi për turizmin estetik në Shqipëri, ndërsa 6 në 10 pacientë të tij janë pikërisht nga shteti fqinj.

Gazetari: I bashkohet studios Dr. Skerdi Faria, mjek dhe administrator e një klinike mbi kirurgjinë estetike për të cilën kemi kuptuar se është një fenomen në rritje dhe janë gjithmonë e më shumë italianët që zgjedhin të shkojnë në Shqipëri për të kuruar pamjen e jashtme.

CEO i këtij spitali, doktori Skerdilajd Faria i cili këtë herë ka qenë i ftuar në La 7, si pjesë e programit L’aria che tira, ka shpjeguar edhe mënyrën se si KEIT funksionon në fushën e turizmit estetik.

Faria ka pohuar se gjithçka është e organizuar në një paketë të plotë, për ta bërë sa më komode të gjithë eksperiencën e pacientit, ku përveç ndërhyrjes, ekzaminimeve dhe kontrolleve, janë të përfshirë edhe fluturimet, transfertat aeroportuale dhe akomodimi i pacientëve gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri.

Dr. Skerdi: Në rastin e rimodelimit të hundës në një paketë all-inclusive ku përfshihen fluturimet, ndërhyrja, anestezia, qëndrimi në spital, akomodimi në hotel për 8 ditë, për 2 persona, kushton 3000 – 3500 euro.

Çmimet e avantazhuara nuk janë e vetmja arsye që i bën pacientët italianë të zgjedhin KEIT.

Faria ka treguar se nga 30 kirurgë të KEIT 27 janë italianë, gjë që u mundëson pacientëve të kenë akses për takime apo konsulta edhe në Itali në rast nevoje pas kirurgjisë.

Dr. Skerdi: Ne kemi 30 kirurgë, 27 prej të cilëve janë italianë dhe kur një pacient duhet të ndiqet nga afër në Itali, kirurgët tanë janë të shpërndarë nga Catania në Bolzano.

Sot spitali ditor KEIT është i vetmi spital i licencuar mbi kirurgjinë estetike në vend dhe është struktura më e madhe e kësaj industrie në Europë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb