Mërgim Vojvoda me golin e shënuar në minutën e 66-të ishte heroi i fitores së “Dardanëve” në përballjen ndaj Çekisë, që përfundoi me rezultatin 2-1. Mbrojtësi i krahur të djathtë finalizoi mjaft mirë këndoren e Berishës, dhe i dha tre pikëshin e radhës ekipit të Shaland, ndërsa pas sfidës, nuk i kurseu kunjat për rivalin.

“Nuk pranuam gol, për kësaj here i hyri përmas Çekisë. Kjo fitorja tregoi sa jemi të lidhur të gjithë bashkë dhe sa jemi të lidhur. Sushi tha që po shënuan nuk pësojnë, por nuk ndodhi kështu. Jemi shumë të lumtur për këtë fitoren. Skema e golit? Dy herë e pashë se kishte hapësira, herën e tretë ja bëra me shenjë Valonit që ta jepte topin poshtë. Mu kujtua goli i Liverpulit ndaj Barcelonës”, u shpreh Vojvoda.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: