Kreu i PD, Sali Berisha, denoncoi atë që ai e quajti “heshtje mafioze” të qeverisë, pas rrëzimit në Bruksel të raportit të ndërmjetëm i cili do të hapte grupkapitujt e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Berisha tha se kjo lëvizje e BE vjen pas mbrojtjes që bëri Rama me kartonat e tij të siguruar nga zgjedhjet e vjedhura, për rastin Balluku dhe më pas qëndrimi me skandalin e AKSHI-t.

“Zgjidhja është vetëm një. Të bashkohemi në shesh me vendosmëri, është rruga kryesore. Qindra shqiptarë kanë mijëra arsye për të protestuar. 1 mld euro do të paguajnë shqiptarët për Porto Romanon”, tha Berisha.

Sali Berisha: Mos prisni kurrë që Edi Rama të largohet nga ndërkombëtarët. BE dhe disa vende anëtare treguan qartas se me Edi Ramën në rrugën e integrimit ka pengesa të pakapërcyehsme. Një raport që duhet të miratohej në muajin mars, përsëri “mbeti në klasë” dje dhe se kur do të kalojë askush se di. Edhe pse mbahet një heshtje mafioze nga qeveria, miqtë tanë na informojnë se kërkesat ndaj qeverisë po 2-3 shumë fishohen pas rastit Balluku dhe rastit të AKSHI-t apo të Lindave të Edi Ramës. Zgjidhja është vetëm një. Të bashkohemi në shesh me vendosmëri, është rruga kryesore. Qindra shqiptarë kanë mijëra arsye për të protestuar. 1 mld euro do të paguajnë shqiptarët për Porto Romanon.

Me 1 mld euro do të bënim dyfishimn e pensioneve të qytetarëve.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb