Kreu i PL, Ilir Meta, ka deklaruar se aktakuza ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, janë bërë në Kongresin e PS nga Edi Rama.

Në një konferencë për gazetarët këtë të martë, Meta tha se shpreh keqardhje për sistemin e drejtësisë, ndërsa për sa i takon hetimit dhe masës ndaj Berishës nga SPAK, është bërë në shkelje të Kushtetutës.

“Lidhur me qëndrimet nga ana e Berishës për hetimet e SPAK, dëshiroj të shpreh keqardhje për këtë rrëshqitje, jo e papritur, të ashtëquajturës drejtësi e re, e cila anashkalon Parlamentin. Aktakuza është bërë në kongresin e PS nga Rama dhe e diktuar në çdo element ndaj tij, i cili për ish-klubin sportiv është personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për ndërrimin e destinacionit”, tha Meta.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb