Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat pas shtyrjes së seancës në Gjykatën e Posaçme, ka deklaruar e mbajtja në qeli e kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, është si një mënyrë që të tregohet se klasa politike bëri shpagimin e saj.
Në lidhje me pyetjen e gazetares së News24 Klodiana Lala në lidhje me faktin që ky proces i çoi drejt divorcit, Kryemadhi u shpreh se “Big Brother-i” i emocioneve ka mbaruar, tashmë sipas saj nis beteja ligjore.
“Janë dy gjëra komplet të ndryshme nga ajo që ndodhin në përditshmëri. Unë mbylla Big Brother-in tim për të folur për ndjesitë, tani nis betejën ligjore. Një sistem drejtësie që funksionon me regji politike dhe synon të bëjë statistika. Duke mbajtur Metën dhe Velija n në burg që të thonë kjo klasë politike e bëri shpagimin e saj, kemi statistika e numra e vijojmë të ecim para si në kohën e partisë së punës ku gjithçka e bën klreu i partisë”, tha ajo.
