Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka dërguar 12 kërkesa për hetimin e aferës që sipas PD u merr shqiptarëve rreth 400 milionë euro për llogari të kompanive, të regjistruara në parajsa fiskale dhe me lidhje me ministra, kryebashkiakë dhe politikanë të lartë të partisë në pushtet.

PD deklaron se Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku i ka dërguar kërkesat që nga Këshilli i Ministrave, Ministritë e Financave, Ministrinë e Mjedisit, atë të Infrastrukturës e Mjedisit, te Kontrolli i Lartë i Shtetit, bashkitë ku veprojnë inceneratorët, përfshirë bashkitë e Durrësit dhe Kavajës, “disa drejtori që mund të zbardhin lëvizjet e parave për inceneratorët, lëvizjet e disa zyrtarëve me administratorët e inceneratorëve, lidhjet e mëparshme të biznesit mes pronarëve të kompanive përfituese dhe ministrave të qeverisë së Edi Ramës”.

Kërkesat u janë drejtuar edhe bankave të nivelit të dytë, si dhe vetë kompanive përfituese të inceneratorëve, që, pavarësisht emrave të ndryshëm të kompanive, janë përqendruar tek 3 persona: Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stella Gugallja.

Pas një pune disavjeçare me hetimin e çështjes së inceneratorëve, Kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku, ka detajuar me pyetje dhe kërkesa konkrete çdo çështje dhe akt që sipas saj zbardh një nga aferat më të mëdha korruptive të qeverisë së Edi Ramës.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb