Nuk është bërë ende zyrtare transferimi i tij tek Juventus por në të njëjtën kohë Higuain ka zgjedhur ambientin se ku do të jetojë. Sulmuesi argjentinas ka shije kur bëhet fjalë për të zgjedhur banesën e tij.

Një vilë e shkëlqyer 700 m2 në zonën e Corcetta, në qendër të Torinos. Kopsht, pishinë e brendshme, 6 tualete, palestër, sauna, banjë turke, shtëpia e re e Higuanin është e denjë për një mbret. Ky ambient luksi do ti kushtojë ‘El Pipitas’ rreth 30 mijë euro në muaj.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb