Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Kjo javë në News24 ka komentuar shtyrjen e testimit të Magjistraturës.

Lala theksoi se ky rast ka hije skandali. Sipas saj, rasti duhet që të hetohet me hollësi. Sipas gazetares Lala, është e tmerrshme sesi po zgjidhen prokurorët dhe gjyqtarët e ardhshëm të Republikës së Shqipërisë.

“Rasti ka nevojë për një hetim të thelluar. Ka nevojë të sqarohet skandali. Mbi 410 gjyqtarë dhe prokurorë kanë konkurruar për magjistratë. Testi ka nisur normalisht. Disa kandidate kanë qenë shtëtzënë dhe kanë dashur të shkojnë në tualet. Në fazën e parë nga 410 kandidatë, kanë fituar 79 kandidatë, që kanë shkuar në fazën e dytë. Çfarë ka ndodhur? Kandidatët kanë mësuar se po bëhej rikontroll i testit. Te korrigjimi i tretë shtohen emra të tjerë. Erdhi një moment që nuk kuptohej se kush ishin fituesit e kush humbësit. Zoti Rakipi ka thënë se nuk punonte makineria.

Është skandaloze që në të tillë mënyrë zgjidhen njerëzit e drejtësisë në të ardhmen. Duhet të kishte transparencë. Për këtë rast duhet të ketë hetim dhe të ketë përgjegjës. Kush janë këta 51 persona që janë shtuar? Këta persona vijnë nga institucione të ndryshme dhe janë të financuar. Emrat dhe mbiemrat janë aty. Këto janë rekrutime për emërime korruptive. Të hetohet historia që në gjenezën e vet. Kush më garanton se në testimin e Magjistraturës nuk janë bërë allishverishe. E them me rebelim sepse sistemi i drejtësisë në të ardhmen duhet të ketë njerëz profesionistë”, deklaroi gazetarja Lala.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb