Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka komentuar arrestimin e Fredi Belerit, i cili fitoi zgjedhjet lokale për Bashkinë e Himarës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ka shkuar se ‘Himara tregoi se ky regjim tërhiqet vetëm me presion!’. Më tej ka shkruar për përmendjen e çështjes “Beleri” në senatin amerikanë.

Postimi i plotë:

Himara tregoi se ky regjim tërhiqet vetëm me presion!

Presioni me i fuqishem eshte ai popullor!

Ne Himare ishte presioni i Greqisë, qe detyroi rregjimin te beje hapa mbrapa!

Ishte perqendrimi i saj ne procesin zgjedhor, qe coi ne respektimin e votes se himarjoteve.

Ishte presioni i saj, qe zbrapsi dje fadromat e hakmarjes.

Pra qe korregjoi pjeserisht, lokalisht, edhe perkohesisht disa nga deformimet e demokracise.

Por kjo nuk mjafton, eshte shume pak.

Qofte dhe per mbeshtetjen, qe partneret tane fqinje, antare te BE si Italia e Greqia duhet t’i japin demokracise shqiptare ne keto momente agonie per ate.

Apo ata me larg, perfshi Brukselin e Ëashingtonin.

Sepse ajo cfare ndodhi ne Himare nuk ka te beje vetem me Greqine, me minoritaret apo me ate Bashki.

Ajo ka te beje me instalimin e nje rregjimi ne terresi, qe shkel parimet themelore te lirive, votes se lire, te drejtave etj, te te gjithe qytetareve.

Qe keshtu rrezikon te devijoje rrugen tone europaine, duke e cuar vendin drejt autokracive lindore.

E tille duhet trajtuar nga partneret tane, e tille duhet paraqitur ne Bruksel, ShBA.

Ne perputhje me keto duhet te jete edhe reagimi i tyre, ndihma ndaj ketij vendi.

Por e tille duhet perceptuar kjo gjendje katastrofale edhe nga opinioni i yne.

Ai duhet te kuptoje se ky rregjim terhiqet vetem nga presionet, jo nga “lutjet”!

Dhe presion me te madh se ai popullor, levizjet e tij, nuk mund te kete.

Ai eshte shume me i madh, i forte e efikas se sa ai i Greqise, Italise, Brukselit apo Ëashingtonit.

Vox Populi, vox Dei!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: