Historia nuk ndryshon as këtë sezon, Teuta mbetet një makth për bardheblutë, të paktën deri më tani, në pjesën e parë, teksa kryesojnë përballë kampionëve në fuqi. Në një ndeshej shumë të bukur, me raste nga të dy ekipet, por sigurisht në një terren jo nga më të mirët e mundshëm, ai që bëri diferencën ishte goli i Lorenco Vilës në minutën e 32-të.

Devi Bregu hodhi një kros perfekt në zonë, aty ku Vila me kokë dërgoi topin në rrejte. Në barazim pa gola u mbyll pjesa e parë në sfidën tjetër po kaq të rëndësishme, Kukësi-Partizani. Të dy ekipet, ndryshe nga sfida e parë, ishin më kërkues, krijuan raste për shënim por të pa saktë në pasin final. Në “Loni Papuçi”, Apolonia kryeson 2-1 përballë Bylis ndërsa pjesa e parë e sfidës Laçi-Kastrioti u mbyll në barazim pa gola.
BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb