Diktatorët janë të njohur për kryerjen e krimeve të tmerrshme kundër popullit të tyre dhe disa madje kanë kthyer njerëzit në ushqim për aligatorët dhe kanë dhënë urdhra për vrasjen e fëmijëve të pafajshëm. Gjithsesi, pavarësisht mizorive të tyre, shumë arritën që të ruanin mbështetjen e publikut.

Daily Star ka bërë një rishikim të disa diktatorëve të ditëve moderne dhe brutalitetit që ata shkaktuan.

Adolf Hitler (1889-1945)

Hitleri është emri i parë që i vjen në mendje kujtdo kur mendon për një diktator të pamëshirshëm. Ai ishte kancelar i Gjermanisë nga viti 1933 deri në 1945 dhe Führer i Partisë Naziste, përgjegjës për holokaustin dhe Luftën e Dytë Botërore.

Historianët e konsiderojnë atë si një nga diktatorët më krijues dhe më pasionantë, gjë që e bëri atë të ishte lideri më brutal por që gjithsesi të ruante mbështetjen e publikut.

Ai besonte se hebrenjtë ishin shkaku kryesor i të gjitha të këqijave në shoqëri dhe duhej të eliminoheshin. Hitleri do të përdorte metodat më të kontestuara të ekzekutimit për të kryer gjenocid masiv.

Hebrenjtë u çuan në kampet e përqendrimit për t’u torturuar dhe vrarë në dhomat e gazit.
Regjimi i Hitlerit vrau 50 milionë njerëz dhe mori fund vetëm kur ai qëlloi veten në bunkerin e tij më 30 prill 1945.

Joseph Stalin (1878-1953)

Iosif Vissarionovich Stalin, i njohur gjithashtu si Jozef, u bë diktatori i Bashkimit Sovjetik në 1922.
Në ditët e tij të hershme, ai ishte një hajdut dhe vrasës, gjë që shpjegon shumë për pamëshirshmërinë e sundimit të tij.

Askush nuk ishte i sigurt prej tij gjatë mbretërimit të tij të tmerrshëm që zgjati pothuajse 30 vjet.
Ai mori vendime të tmerrshme që rezultuan në vdekjen e miliona njerëzve nga uria.

Nën urdhrat e tij, më shumë se 1.5 milionë gra gjermane u përdhunuan nga trupat e tij dhe vlerësohet se ai vrau mbi 20 milionë njerëz. Ai vdiq në 1953.

Pol Pot (1925-1998)

Pol Pot ishte një diktator që udhëhoqi Kamboxhian. Politikat e tij çuan në vdekjen e afërsisht 25% të të gjithë popullsisë midis 1976 dhe 1979.

Thuhet se i pëlqente të merrte suvenire nga trupat e atyre që vrau, zakonisht kafkat e tyre.
Raportet thonë gjithashtu se krimet e tij të tmerrshme përfshinin urdhërimin që foshnjave t’i shkuleshin gjymtyrët një nga një.

Tirani u mund në vitin 1979, por jetoi deri në vitin 1998 në mërgim, kur vdiq nga shkaqe natyrore.

Saddam Hussein (1937-2006)

Gjatë sundimit si diktator i Irakut nga viti 1979 deri në vitin 2003, Sadam Huseini autorizoi miliona sulme ndaj njerëzve. Këto akte mizore përfshinin sulme kimike, rrahje dhe në disa raste tortura.

Ai shpesh i rishikonte torturat për të kënaqur ndjesitë e tij sadiste, edhe në rastet kur sulmi rezultonte me vdekjen e viktimës.

Vlerësohet se veprimet e tij të dhunshme rezultuan në vrasjen e të paktën dy milionë njerëzve.
Megjithatë, drejtësia përfundimisht u vendos pasi Saddam u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit dhe u var në vitin 2006.
Idi Amin (1952-2003)
Idi Amin, ish-presidenti i vetëshpallur i Ugandës, u njoh edhe si ‘Kasapi i Ugandës’.
Ai vrau njerëz duke i bërë ushqim për krokodilët, madje bëri disa deklarata ku pretendoi se ishte kanibal.
Vlerësohet se ai torturoi dhe vrau gjysmë milioni ugandas midis viteve 1971 dhe 1979.
Diktatori vdiq për shkaqe natyrore në gusht 2003.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb