TIRANË- Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffman ka pritur aktivitet madhështore për 25-vjetorin e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. Këtë e ka pohuar ai vetë gjatë një aktivitet të organizuar nga Presidenti Bujar Nishani, ku ka theksuar se Shqipëria duhej të bëhej bashkë për një ditë.

“Mendoja se do ishte një aktivitet madhështor 25-vjetori i rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. Shqipëria duhet të bëhej bashkë për një ditë. Grinjarët politikë duhet të heshtnin për një ditë”, ka deklaruar Hofman.

Ambasadori gjerman, foli gjatë Konferencës ndërkombëtare me rastin e 65-vjetorit të masakrës, me pretekstin e bombës në Ambasadën Sovjetike, e cila u organizuar nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Gjatë kësaj ceremonie janë dekoruar edhe familjet e martirëve të kësaj masakre.

Më 20 shkurt të vitit 1991 mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.
Rrëzimi i shtatores së Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: