Në Holandë pezullohen 6 ushtarë të cilët postuan pamje raciste dhe diskriminuese.

Në një deklaratë nga Ministria holandeze e Mbrojtjes thuhet se fundjavën e kaluar morën informacione rreth pamjeve lënduese dhe poshtëruese të ndara në grupin Whatsapp të lidhur me ushtrinë.

Më tej në deklaratë konfirmohet se u pezulluan 6 ushtarë të cilët kryen postimin me përmbajtje të pamjeve raciste dhe diskriminuese.

Pamjet u ndanë me prokurorinë e Holandës dhe është kërkuar fillimi i një hetimi rreth ngjarjes, thuhet në deklaratën në të cilën thuhet se 6 ushtarët e pezulluar gjatë stërvitjes së tyre në Danimarkë u rikthyen në Holandë.

Ministria në deklaratën e saj theksoi se “nuk ka vend për sjelljet që janë të papranueshme dhe të pasigurta në aspektin social”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb