Infeksionet e koronavirusit kanë vazhduar të rriten në Holandë, pavarësisht masës së izolimit që ka prekur shumicën e bizneseve, pasi varianti Omicron po përhapet me shpejtësi, sipas shifrave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, është regjistruar një rritje prej rreth 35 për qind, raportoi Instituti Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedisin – RIVM.

Omicron ka qenë dominues që nga fundi i muajit të kaluar, në vendin me rreth 17.5 milionë banorë. Shkalla e incidencës shtatëditore është rritur në 639 për 100,000 persona.

Fillimisht, infeksionet ranë ndjeshëm pas vendosjes së masës së izolimit dy javë më parë.

Masat kanë çuar në mbylljen e të gjitha dyqaneve jo thelbësore, bizneseve të tjera, të gjithë sektorin e mikpritjes, ambientet sportive dhe aktiviteteve kulturore.

Supermarketet, farmacitë dhe dyqanet që shesin artikuj thelbësorë janë lejuar të qëndrojnë të hapura, megjithëse me orë të reduktuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb