Një grua holandese 101 vjeçare është shëruar nga koronavirusi, bëjnë me dije autoritetet e spitalit të Ijsseland, pranë Rotterdamit, duke shpjeguar që ky rast përfaqëson një ‘shpresë të shkëlqyer’.

E moshuara ishte shtruar një javë e gjysmë më parë, me vështirësi në frymëmarrje dhe ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Gruaja, që jeton vetëm, do të qëndrojë edhe disa të tjera në një shtëpi për të moshuar, përpara se të kthehet në banesën e saj.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb