TIRANE – Gazetari Drini Zeqo e ka filluar sezonin e ri televiziv me projekte të reja dhe rrjedhimisht me shefa të rinj. Pas largimit nga “Vizion Plus”, tashme veç angazhimeve me emisionin ‘Opinion’, Drini do të jetë pjesë e ‘Dance With Me’ në krah të Viola Spiros.
Në faqen e Drinit në “Facebook” bien në sy disa komente ironike të producentes së “Dancing With The Stars”, Holta Kolaneci, njëkohësisht ish-shefe e Zeqos, që ka moderuar këtë produksion sezonin e kaluar.
“O yll i bukur ti, pu pu pu unë të bëra me master, dhe të lashë me duart e mia të ktheheshe në klasë të parë. Megjithatë shyqyr që më në fund iu gjet burrë Violës se u ça ai produksioni juaj andej për burrat tanë këtej, hahaha, suksese zemër.”- shkruan Holta Kolaneci.
Pavarësisht ironisë së Holtës, duket se Drini kujdeset të mbajë të mira marrëdhëniet me ish-shefen e tij. “Unë me master erdha në fakt, por u ktheva të vazhdoj një doktoraturë. Ej sinqerisht faleminderit.”- shkruan Drini.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb