Dashi
Sot ju këshillohet të tregoheni të vëmendshëm. Ajo qe është më e rëndësishmja për ju, të mos jeni edhe aq konfidenciale më të parin që takoni në rrugë. Ndjeheni të turbullt në vetvete e nuk jeni të fokusur në ato cka do shprehni.
Demi
Mundohuni të tregoheni realistë. Do jeni shumë kërkues ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe mund të keni edhe ndonjë mosmarrëveshje me të. Mos kërkoni me ngulm gjatë kësaj dite që partneri të ketë për cdo gjë, të njëjtin mendim me ju.
Binjakët
Atmosfera është plot me mundësi, sidomos në punë dhe nga ana financiare. Jeta sociale, ndër të tjera do të intensifikohet shumë dhe do t’ju ofrojë shumë ide.Shfaqni vetem pozitivitet.
Gaforrja
Pritet një ditë e qetë.Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite. Së bashku do jeni një ekip i fortë që mund t’i bëni ballë çdo sfide dhe çdo vështirësie.
Luani
Periudha që po kaloni nuk është e lehtë, por pikërisht disa pakënaqësi në punë dhe në jetën private do t’ju bëjnë pak nervozë dhe jo tolerantë. Besimi i tepërt që ju keni dhënë miqve tuaj do ju lëndojë pa masë.
Virgjëresha
Dita nuk do të nisë sic e kishit programuar. Jeni ju ata që nuk po arrini dot të vendosni rregull në jetën tuaj. As më pak, dhe as më shumë, prandaj mos u kapni me të tjerët. Mbase kjo vjen ngaqë keni qënë shumë të ngarkuar kohët e fundit, dhe keni nevojë për pak pushim.
Peshorja
Ditët tuaja do jenë më të mira. Merrini parasysh këshillat që do ju japin njerzit që ju rrethojnë, e vetmja gjë që duhet të bëni është të dëgjoni. Mos shkaktoni konflikt duke nxjerre zerin mbi te tjeret.Mësohuni me idenë që rregullat duhen zbatuar.
Akrepi
Ditë mjaft e këndshme kjo e sotmja në te gjitha fushat. Do ja kaloni për mrekulli në krahët e personit që dashuroni dhe do ndiheni gati për të marrë vendime. Financat fatmirësisht do i keni më tepër nën kontroll dhe nuk do e lejoni veten të bëni çmenduri.
Shigjetari
Sot do i përkushtoheni një projekti ao nje plani qe keni kohe e mendoni. Eshtë dicka e re për ju, por më tepër prespektivë për të ardhmen. Do ju duhet të përqëndroheni e të punoni shumë pasi do ju shndërrojë totalisht gjithcka për mirë.
Bricjapi
Sot dita do nisë me konflikte te vogla, por që ju kanë prishur humorin. Do i kuptoni edhe gabimet e bëra dhe rregulloni çdo keqkuptim që ju kishte dalë. Sektori i financave do ketë herë pas here disa probleme të vogla. Tregohuni të matur që situata të rregullohet shpejt.
Ujori
Një mik do ju qëndrojë pranë dhe do iu japë këshilla të vlefshme.
Pasi do ndiheni te riskuar ditën e sotme, një ndienjë pasigurie në ambientin ku ju punoni, frika se nuk do ja dilni dot mbanë ju ka përshkuar të gjithin. Keni nevojë për stimul që të punoni më fort se më parë.
Peshqit
Atmosfera në çift do jetë shumë e ftohtë sot. Kjo do sjellë edhe disa debate me partnerin keshtu që tregohuni gjithë kohës të matur. Në planin financiar bëni kujdes sa më shumë që të mundeni. Po e tepruat me shpenzimet do ju duhet të kërkoni ndihmë nga të afërmit dhe jo të gjithë do mund t’iu mbështesin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb