Dashi
Me vullnet dhe dëshirë mund te arrini ta përmirësoni situatën ne jetën tuaj sentimentale. Nëse nga ana tjetër i lini gjerat te rregullohen vete, nuk keni për te arritur askund.

Demi
Duhet t’ua vini veshin mire sot këshillave qe do iu japë partneri sepse vetëm ne këtë mënyrë mund ta përmirësoni gjendjen ndërmjet jush. Financiarisht do njihni momente te vështirë.

Binjaket
Do filloni te bëni projekte afatgjata gjate kësaj dite me partnerin tuaj sepse tashme ndiheni te sigurte qe ai është personi me te cilin doni te kaloni gjithë jetën.

Gaforrja
Do ndiheni te lire te bëni atë qe dëshironi gjate kësaj dite dhe gjerat do shkojnë me se miri. Do dashuroheni plot pasion me partnerin. Nëse zemra juaj është e lire mos i refuzoni disa ftesa qe do ju bëhen.

Luani
Te dashuruarit do bashkëpunojnë me njeri-tjetrin dhe do mundohen te zgjidhin problemet e hershme. Me dëshirë dhe optimizëm gjithçka mund te rregullohet.

Virgjeresha
Tregohuni sa me spontane ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe bëni atë qe ndjeni. Do e shihni qe do përjetoni me tepër kënaqësi. Financat do jene mjaft delikate dhe gabimi me i vogël mund te sjelle probleme te paimagjinueshme.

Peshorja
Duhet te ndryshoni rrënjësisht sjelljen tuaj përkundrejt partnerit gjate kësaj dite ne mënyrë qe edhe gjerat t’iu ecin mire. Kokëfortësia dhe mungesa e tolerancës nuk ju çon askund.

Akrepi
Dite shume normale dhe pa ndonjë emocion te veçante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat ashtu si t’iu vijnë. Ne planin financiar do keni fat me shumice.

Shigjetari
Jeta juaj ne çift do jete e mrekullueshme gjate kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe nuk do hidhni asnjë hap pa rene te dy dakord.

Bricjapi
Dite e mrekullueshme për çiftet. Do e përforconi edhe me shume lidhjen qe keni krijuar dhe do e shihni me optimizëm edhe te ardhmen.

Ujori
Problemet e se shkuarës mund te rishfaqen serish ne jetën tuaj ne çift sot dhe do ua prishin qetësinë qe ekzistonte. Tregohuni shume te kujdesshëm me gjithçka qe do thoni.

Peshqit
Dite shume delikate dhe e mbushur me probleme te mëdha kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk ka për te shkuar si e kishit menduar dhe kjo për shkak te pamaturisë dhe këmbënguljes suaj boshe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb