Dashi
Marrëdhënia ne çift kësaj here do jete shume me e mire dhe do kënaqeni pa fund. Kënaqësitë dhe emocionet do jene te paimagjinueshme. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe e ardhmja do ju ndryshoje përgjithmonë. Shfrytëzojeni sa te mundeni çdo sekonde. Saturni do jete i pozicionuar mire ne planin financiar dhe do ju nxite te tregoheni me te logjikshëm me çdo gjë.

Demi
Jeta juaj ne çift do jete e kënaqshme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do programoni surpriza gjigande për njeri-tjetrin, por do i shprehni ndjenjat ashtu si do i keni ne zemër. Beqaret do afrohen tej mase me një person qe dikur nuk e kane pëlqyer. Ndonjëherë gjerat nuk ecin ashtu si mendohen. Financat nuk do jene te mire e për me tepër do ju kërkohet te shlyeni borxhet.

Binjaket
Do diskutoni gjere e gjate sot lidhur me vijimësinë e jetës suaj ne çift dhe ne fund do merreni edhe disa vendime te rëndësishme. E ardhmja do jete me e bukur. Beqaret nuk do ndihen mire me statusin qe kane dhe do bëjnë te pamundurën qe ta ndryshojnë sa me pare atë. Ne planin financiar duhet te ecni ne baze te rregullave dhe jo kuturu. Vetëm kështu do i shmangni problemet.

Gaforrja
Bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sot. Do ndiheni mjaft mire dhe emocionet do jene te paimagjinueshme. Beqaret do vazhdojnë te enden sa nga njëra-ane tek tjetra, por serish nuk do kenë fat ne dashuri. Ne planin financiar ekuilibri do mbizotërojë ne çdo moment. Do i bëni mire llogarite dhe nuk do keni as problemin me te vogël ne këtë sektor.

Luani
Do futeni ne një etape te re ne jetën tuaj ne çift sot dhe do ndiheni me te sigurte për te ardhmen. Do jeni te hapur dhe mjaft bashkëpunues. Beqaret duhet te mendohen disa here para se te fillojnë një lidhje me një person sepse ne te kundërtën mund te përballen me zhgënjime te mëdha. Për buxhet te qëndrueshëm duhet te shmangni sa te mundni shpenzimet e tepruara.

Virgjeresha
Do jeni shume te angazhuar me pune gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do e lini pas dore personin qe keni ne krah. Flisni me te sa me pare nëse nuk doni qe gjerat te marrin tatëpjetën. Beqaret nuk do jene ne humor te mire dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar do bëni mire te mos ndërmerrni rreziqe te mëdha derisa gjendja te stabilizohet.

Peshorja
Jeta juaj ne çift do jete gjatë gjithë kohës e privilegjuar sot. Do përjetoni emocione dhe kënaqësi te paimagjinueshme. Beqaret do vazhdojnë te mbeten vetëm edhe sot sepse mundësitë qe do iu jepen për njohje te reja nuk do jene te mira. Me mire te mos rrezikojnë. Financat do i keni kujdes gjate gjithë kohës dhe do e kryeni me maturi çdo lloj shpenzimi.

Akrepi
Kjo e sotmja do jete një dite e shkëlqyer për ata qe janë ne një lidhje. Kënaqësitë dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do preferojnë edhe sot te qëndrojnë vetëm dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen. Hëna do i favorizoje gjate gjithë kohës financat. Do dini mire t’i bëni llogarite dhe nuk do kryeni shpenzime te tejskajshme.

Shigjetari
Mundohuni te mos e provokoni ne asnjë moment partnerin tuaj sot sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Do ndiheni keq dhe do pendoheni për gabimet e bëra. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë ta ndryshojnë statusin. Ne planin financiar do keni probleme te mëdha dhe nuk do jeni te qete për asnjë moment.

Bricjapi
Dite tejet e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jene te dy ne humor te mire dhe do bëjnë çdo gjë qe do e mendojnë te arsyeshme. Beqaret do realizojnë një takim mbresëlënës ne orët e mesditës dhe do dashurohen koke e këmbë pas atij personi. Financat do mbeten te mira gjate gjithë kohës. Do dini sa para te shpenzoni.

Ujori
Do kryeni gabime te mëdha sot juve qe jeni ne një lidhje dhe mund te debatoni ashpër me personin qe keni ne krah. Beqaret nga ana tjetër do jene te zënë me pune dhe nuk do kenë mendje për te menduar për dashurinë. Edhe për disa kohe kane për te mbetur vetëm. Buxheti do varet nga mënyra sesi ju do silleni. Mos shpenzoni shuma marramendëse qe te mos keni probleme..

Peshqit
Te dashuruarit do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me surpriza. Shfrytëzojeni çdo sekonde dhe shprehini ndjenjat ashti si t’i keni ne zemër. Beqaret do realizojnë takime fantastike dhe do fiksoheni keq pas një personi. Merrini gjerat shtruar sepse askush nuk ju nxiton. Gjendja e financave do filloje dalëngadalë te stabilizohet. Nuk do keni vështirësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb