TIRANË

Një tjetër viktimë në moshë relativisht të re nga COVID-19. Një punonjës i Forcës së Sigurisë së Portit Detar Shëngjin është ndarë nga jeta për shkak të virusit të rrezikshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Portit Detar Shëngjin teksa i shpreh dhe ngushëllimet familjes dhe të afërmve për humbjen.

“Drejtoria e Portit Detar Shëngjin, u zgjua sot me një lajm të trishtë.?
COVID-19, i mori jetën kolegut tonë Ardian Dardha, punonjës i Forcës së Sigurisë së Portit Detar Shëngjin !
Nuk ishte thjesht koleg, por shok , mik, njeri i veçantë për të gjithë ne !
I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta, familjes dhe të afërmve për humbjen e njeriut të tyre!
Do na mungosh Ardian !?
U prehsh në paqe koleg !?”, thuhet në mesazh.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb