Aktori Kevin Conroy, i njohur më së shumti për zërin e “Batman”, ka ndërruar jetë në moshën në 66-vjeçare.

Conroy ka luajtur për herë të parë Bruce Wayne 30 vjet më parë në seritë e famshme Batman dhe vazhdoi të shfaqej në një numër shfaqjesh televizive, filma artistikë dhe video lojëra.

Ai gjithashtu doli me superheroin në video lojërat Arkham Knight dhe Arkham City dhe gjithashtu u shfaq në një episod të vitit 2019 të Batwoman.

Lajmin e bëri të ditur agjenti i tij duke thënë për BBC: “Komuniteti  humbi një nga më të mëdhenjtë. Jam plotësisht i shkatërruar pasi kam punuar me të për më shumë se 25 vjet.”

Conroy u përshkrua si një “mik i dashur” nga aktorët e tjerë të dublimeve, por jo vetëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: