Thomas Strakosha pësoi 2 gola për 4 minuta sot në derbin e humbur kundër Romës me rezultatin 2-1, por portieri i Lacios sipas mediave italiane ishte një nga më të mirët në fushë pasi në të 2 rastet kishte pak për të bërë.

“Tuttomercatoweb” e vlerëson me notën 6 Strakoshën. “Në gatishmëri gjatë pjesës së parë, pas një kthese të Xhekos. Më pas, dorëzohet, pa pasur ndonjë faj, tek dy golat e Romës.”

Ndërsa “Eurosport” e vlerëson me notën 6.5 paraqitjen e shqiptarit, duke vënë në pah reflekset e shkëlqyera, edhe pse nuk mund të bënte asgjë në rastet e golave.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb