Nga aksidenti tragjik mbrëmë në Rrugën e Kombit, ka arritur që të shpëtojë vajza më e vogël e familjes. Bëhet fjalë për një 3-vjeçare që aktualisht është duke u trajtuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Rrugën e Kombit, më saktësisht në aksin rrugor Rrëshen-Rubik. B.A 49-vjeç së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tij që po udhëtonin nga Kosova drejt Shqipërisë në momentin kur u përplasën me një mjet të tonazhit të rëndë, poashtu me vozitës shtetasin kosovar.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka konfirmuar për Express, se gjendja e vogëlushes vazhdon të jetë e rëndë.

“Posa fola me mjekun në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas mjekut vogëlushja ka lëndime të rënda trupore dhe thyerje të eshtrave. Gjendja e saj tashmë është më stabile dhe mjekët po shpresojnë që do të përmirësohet”, ka thënë ai për Express.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një kthesë, ku edhe nuk ka mundur ta shohë kamionin që vinte në drejtim të tij. Në atë moment ndodhi edhe përplasja tragjike. Drejtuesi i kamionit po nga Kosova , mbrëmë është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb