Selena Gomez magjepsi ndjekësit e saj me një dukje elegante teksa parakaloi në tapetin e kuq të SAG Awards 2025 të dielën mbrëma.

E veshur me një fustan të gjatë Celine me një të çarë të thellë deri te këmbët, 32-vjeçarja shkëlqeu me buzëkuq të kuq dhe një grim magjepsës.

Pamja e saj e re bëri që ndjekësit të mbushin rrjetet sociale me reagime, disa duke e komplimentuar dhe të tjerë duke spekuluar mbi humbjen e peshës.

Disa fansa përmendën mundësinë e përdorimit të Ozempic, ndërsa të tjerë theksuan se Selena ka folur më parë për SIBO, një sëmundje e zorrëve që ndikon në peshën e saj.

Selena 11 780x439
Selena 11 780×439

Në të kaluarën, ajo ka treguar se ilaçet për lupusin shkaktojnë luhatje në peshë dhe ka inkurajuar ndjekësit e saj të pranojnë trupin e tyre.

Edhe pse nuk ishte e nominuar individualisht, Gomez garonte për çmimin e ansamblit më të mirë në një serial komedi për rolin e saj në “Only Murders in the Building”.

Ndërkohë, ajo vazhdon të promovojë pozitivitetin trupor, duke theksuar se shëndeti është më i rëndësishëm se pamja e jashtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb