Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, foli pas ndeshjes së humbur me Partizanin 2-1. Tekniku i bluve theksoi se rotacioni në ekip u bë për t’u dhënë më shumë hapësirë atyre që nuk ishin aktivizuar gjatë kësaj kohe, por shtoi se në fushë këta lojtarë treguan se kanë marrë hapësirën që kanë merituar.

Ndër të tjera, Daja tregoi se nuk e kishte nënvlerësuar ndeshjen me Partizanin, pasi një trepikësh do ta kishte vendosur ekipin e tij në një pozitë më të mirë për Final 4. “Para se të fillonte takimi ju thashë lojtarëve që kanë pasur minuta të limituara në kampionat se dua që gazetarët të shkruajnë që Ilir Daja e kishte gabim që nuk ka futur njërin apo tjetrin sepse kjo do të na bënte të shtonin numrin e lojtarëve që do të rriteshin dhe të ishin pranë skuadrës. Nuk e bënë një gjë të tillë, që do të thotë se ajo hapësirë që i kam dhënë bashkë me stafin ka qenë hapësira që kanë merituar.

Pastaj është edhe fakti që ne për tre ditë luajmë me Egnatian në finale. Sigurisht që nuk e kishim nënvlerësuar Partizanin, sepse një rezultat pozitiv mund të na afronte dhe na rriste më shumë motivim për Final 4. Por ishim të detyruar, pasi disa lojtarë tanët, ata që nuk ishin as në pankinë, kanë pasur probleme dhe kanë qenë me stërvitje individuale”, tha Daja për RTSH.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: