Anëtari aktual i KQZ, Bledar Skënderi njofton se tashmë ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë hyrë në fuqi dhe se vetë institucioni ka 60 ditë kohë për të qenë gati sipas strukturës së re.

Skënderi thotë se anëtarët aktualë do të qëndrojnë në detyrë deri në ditën kur do të zgjidhet Komisioneri.

KQZ e re do të jetë e përbërë nga një Komisioner, ndihmës Komisioner dhe dy trupa të reja që do të zgjidhen.

Në bashkëpunim me PD, sipas marrëveshjes së dakordësuar në Këshillin Politik, KQZ do të jetë një institucion i riformatuar me një përfaqësues nga Opozita e Bashkuar.

 

STATUSI NGA BLEDAR SKËNDERI

Sot hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Zgjedhor!
Sipas dispozitave të reja mandati i antarëve aktualë ndërpritet,por qëndrojmë në detyrë deri ditën e zgjedhjes së Komisionerit !
Përplasjet politike të forta e vunë trupën e KQZ-së në situata shumë të vështira!
Ne u përpoqëm të menaxhonim situata deri absurde!
Ndoshta sikundër tha dhe Shefja e misionit te OSBE-ODHIR Audrey Glover u treguam pak”Kreativë”!
Gjithsesi jam absolutisht i bindur që kemi bërë më të mirën për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë!
Jam krenar se punova si pjesë e një trupe nga më profesionistet që ka patur ndonjëherë KQZ.
Një falenderim të veçantë kam për të gjithë stafin e institucionit!
I uroj Komisionerit,Ndihmës Komisonerit,dhe dy trupave të reja që do të zgjidhen punë të mbarë!

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb