HIMARË

Një i moshuar ka humbur jetën në plazhin e Borshit pak pas mesditës së sotme. Sipas informacioneve zyrtare, në plazhin e Borshit, shtetasi E. L., 85 vjeç, banues në fshatin Borsh, duke u larë në det dyshohet se ka pësuar infarkt kardiak..

I moshuari është nxjerrë nga uji dhe është marrë me urgjencë por ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Sarandës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: