Arbitri Dorjan Maletaj i ka dhënë fund beqarisë në moshën 27-vjeçare duke lidhur kurorë me bukuroshen Arlinda Maletaj.

Në një dasmë madhështore arbitri ka mbledhur familjarë, miq e shokë, por ajo që ka sjellë emocione të veçanta ka qenë surpriza e kolegëve të tij.

Në momentin që çifti do hynte në sallë, ata kanë krijuar një tunel me flamujt e arbitrave dhe në sfond shoqëronte kolona zanore e Champions League.

Salla me dasmorë ka shpërthyer në duartrokitje, ndërsa çifti është shfaqur jo pak i emocionuar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: