Napoli luan takimin e kthimit kundër Nicë në Francë për fazën “play-off” të “Champions League” dhe mediat italiane, ekzaktësisht “Premium Sport” ka bërë një lidhje direkte nga stadiumi ku i përzgjedhuri për intervistën ishte Elseid Hysaj.

“Sipas meje është e rëndësishme të kalojmë këtë tur për grupin, për të bërë sa më mirë këtë fillim sezoni. Hyjmë në fushë të përqendruar duke menduar se rezultati është vetëm 0-0. Po punojmë prej tre vitesh për mentalitetin, e dimë që është një skuadër e fortë dhe duhet t’u frikësohemi, po të jemi të qetë”, tha Hysaj para duelit me emra si Mario Baloteli e Uesli Shnajder.

Ndër të tjerë, në studion e kanalit italian i ftuar si opinionist ishte edhe trajneri i kombëtares, Christian Panucci, të cilin mbrojtësi napolitan ka përfituar nga rasti ta përshëndesë. “E përshëndes Christiani-n, të cilin do ta rishoh shumë shpejt në Kombëtare dhe shpresoj të jap gjithçka sot për të bërë të mundur kalimin e turit”, tha Hysaj.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb