Tri ndeshje pozitive radhazi për Elseid Hysajt, një me Lazion teksa fitoi kundër ish-Napolit të tij dhe dy të tjera me Kombëtaren, ku spikat paraqitja ndaj Polonisë, ku mbrojtësi kuqezi ishte më i miri i takimit.

Kështu, mbrojtësi shkodran konfirmon gjendjen e mirë fizike që ka aktualisht dhe trajneri Sarri nuk ka asnjë dilemë për formacionin te Lazio. Mediat italiane raportojnë se është titullari i padiskutueshëm edhe për ndeshjen ndaj Juventusit dhe në këtë mënyrë do të vazhdojë.

Sa i përket formacionit të mundshëm, një vend në rreshtim ka zënë edhe Kamada, japonezi i afruar në skuadër gjatë kësaj merkatoje ndërkohë që pritet të ketë edhe ndryshime në pjesën tjetër të skuadrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb