TIRANË

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg drejtuesin e prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi i akuzuar për korrupsion. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se gjykata vendosur edhe Isuf Gegën, që kishte rolin e sekserit masën e sigurisë “arrest me burg”.

Prokurori Kariqi dhe Isuf Gega u arrestuan më 30 qershor në Kavajë.

Sipas hetimeve, Kariqi ka qenë në përgjim dhe vëzhgim dhe është filmuar duke marrë paratë në tavolinë nga vëllai i personi që kishte nën hetim për mbajtje droge. Shuma e parave që dyshohet rreth 2 mijë euro është marrë në Kavajë. Prokurorët e SPAK kanë dyshime se ka marrë dhe para të tjera nga ky person.

Dyshimet e para janë se prokurori është përfshirë në korrupsion dhe bashkë me të është arrestuar dhe shoferi i tij. Ndaj prokurorit është urdhëruar edhe kontroll banese.

Kariqi akuzohet për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.
Ndërsa Isuf Gega akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb