GREQI
Kapet shqiptari i arratisur nga burgu grek. Mësohet se 27-vjeçari shqiptar ishte arratisur nga burgu bujqësor i Tirintha më 28 gusht, një javë më parë.
Por gjatë kontrolleve të policisë greke, i riu shqiptar është ndaluar në qendër të Athinës dhe iu gjetën sende të vjedhura. Policia greke vijon hetimet, ndërsa pritet që shqiptari të kthehet sërish në qeli.