Është arrestuar në Bruksel, Ilir Meto, shqiptari që njihej si një nga bosët më të mëdhenj të mafias në Itali.

Ai ishte koka e një grupi të organizuar shqiptaro-italian dhe ishte shpallur prej 17 vitesh në kërkim nga autoritetet ndërkombëtare.

56-vjeçari Meto, i njohur me pseodonimin “Il Dottore”, e shqipëruar “Doktori”, u dënua me 14 vite burg në mungesë të tij në vitin 2004, e që prej asaj kohe ishte në arrati në Bruksel.

Sipas mediave të huaja, në vitin 2012, ai u dënua përsëri në mungesë, me 15 vite, në të dyja rastet për trafik droge.

Raportohet se Meto u arrestua në Saint-Josse, vend ku jetonte me gruan dhe fëmijët. Meto ishte vënë në përgjim prej kohësh nga skuadra antimafia e qytetit të Leçes, e u mbajt në mbikëqyrje deri ditën e arrestimit.

Emri i Metos ka qenë gjithashtu i lidhur me trafikun e armëve dhe banda italo-shqiptare që ai drejtoi me një grup tjetër krimi të organizuar italo-maroken. Këtë javë ai u dorëzua tek autoritetet italiane, ndërsa do të përballet me 29 vite burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: