Një histori që nisi 4 vite më parë ajo mes Merushe Hazizajt dhe Fatjon Hoxhës. Të dy të martuar, por siç konfirmon djali në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur”, të gazetares dhe autores Evis Ahmeti, kishin probleme me partnerët.

Fatjoni rrëfeu se punonte si taksi dhe një ditë gjatë ushtrimit të detyrës do të shkonte në shtëpinë e bashkëshortit të Merushes.

Aty njihet me të, shkëmbejnë numrat dhe kështu nisi historia e tyre. I riu tregoi se pas këtij momenti, kanë dalë për të pirë kafe dhe janë njohur më shumë me njëri-tjetrin. Fatjoni rrëfeu gjithashtu, momentin e ndarjes nga bashkëshortja.

Ai tha se ish-gruaja e dinte për lidhjen e tij me Merushën dhe një ditë, teksa ndodhej në shtëpinë e prindërve për disa ditë, zgjodhi që të mos kthehej më në banesë. Fatjoni thotë më pas se ish-gruaja u martua me një djalë nga Durrësi, të cilin ia njohu e motra.

“Kisha 4 vite, kam shkuar në shtëpinë e saj. Ishte e martuar, s’i kishte punët mirë. Shkëmbyem numrat e telefonit, dolëm për kafe. Ish-gruaja ime kishte njohje me Merushen. Divorci me gruan, unë kisha lidhje me Merushen, e dërgova te prindërit për 3-4 ditë. Ajo nuk erdhi më, e lidhi motra me një tjetër nga Durrësi. Ajo e dinte që kisha lidhje me Merushen”, tha Fatjoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb