Ekipet e shpëtimit në Vietnam po përpiqen të çlirojnë një djalë 10-vjeçar të bllokuar thellë brenda një boshti të ngushtë në një kantier ndërtimi.

Sipas autoriteteve vendase, dyshohet se djali ishte duke kërkuar hekurishte, kur ra në grumbullin e betonit në provincën jugore Dong Thap në natën e Vitit të Ri.

Që prej asaj dite  ekipet janë duke punuar për ta liruar atë, duke pompuar oksigjen në shtyllën mbështetëse 35 metra të thellë për ta ndihmuar atë të marrë frymë.

Britmat e djalit janë dëgjuar dy ditë më parë, por nuk u përgjigj kur një aparat fotografik u ul poshtë vrimës sot.

Zyrtarët janë habitur që çdokush mund të bjerë nga boshti i shtyllës, i cili është vetëm 25 cm në diametër.

Ekipet e emergjencës janë përpjekur të heqin grumbullin me vinça dhe ekskavator, por deri më tani pa sukses.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb