Nga:AURORA KOROMANI*

 

TIRANE- Ekstradohet në Shqipëri Gert Gjenerali, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e “të fortit” të Tiranës, Naim Zyberi. Ditën e djeshme policia njoftoi se drejt vendit tonë ka ardhur 40-vjeçari, i cili në vitin 1997 së bashku me Arben G. qëlluan për vdekje kuksianin e njohur Zyberi. Sipas njoftimit të strukturave të rendit, Gjenerali do të vuajë dënimin e tij në Shqipëri, pasi është i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia italiane, vendim që e ka njohur edhe Ministria e Drejtësisë në vendin tonë. Ndaj 40- vjeçarit rëndon akuza e kryerjes së veprës penale të “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”.

 

HISTORIA
Në gusht të vitit 1997 në spitalin San Paolo në Milano u ekzekutua me armë zjarri i forti i Tiranës, Naim Zyberi. Në atë kohë u tha nga policia se autorët e vrasjes së tij ishin Arben G. dhe shoku i tij, Gert Gjenerali, të cilët të veshur si infermierë i bënë një vizitë në spital Zyberit. Vrasja e këtij të fundit kishte lidhje me histori të vjetra hakmarrjesh, të cilat zanafillën e kishin në Tiranë, ku “bandat” e të fortëve kishin pasur përplasje të shumta mes tyre. Kuksiani që jetonte në zonën e “Frigoriferit” në kryeqytet, Naim Zyberi pas vrasjes së Gaz Muçës, dyshoej se kishte vrarë pranë banesës së tij edhe Artur G., vëllanë e Arbenit dhe pas kësaj ai nuk do të mund t’i shpëtonte dot as bandës së rrugës “Bardhyl”, emri më i njohur i të cilës ishte Gaz Muça, por as zemërimit të Arben G.. Në vitin e mbrapshtë, Zyberi do të largohej drejt Italisë, por edhe atje atë do ta përndiqte vrasja e Muçës dhe G.. Kuksiani ndiqet në Itali dhe atentati i parë ndaj tij u bë në një bar në Torino, ku Zyberi plagoset dhe vriten dy shokët e tij. Por, hakmarrja nuk kishte marrë fund akoma dhe gjatë kohës që “i forti” i rrugës së “Frigoriferit” në Tiranë kurohej në një spital në Milano, Arben G., bashkë me shokun e tij, Gert Gjeneralin hynë në spital dhe e vranë Zyberin. Gjenerali u dënua me burg të përjetshëm nga drejtësia italiane, ndërkohë që tani këtë dënim do e vuajë në Shqipëri. ZANAFILLA Armiqësia me grupin e Arben G. ka nisur pas rrjedhjes së informacionit në polici në vitin 1996 se A. S. (i njohur si Ad T.), një anëtar i bandës së Naim Zyberit, ishte spiun. Ky informacion ra në vesh të G. H. (i njohur si G. Çami). Në këtë atentat, Hamiti vrau Ad T., gjë që ngriti në këmbë grupin e Naim Zyberit, M. H. dhe Y. M., pasi Topalli ishte mik i tyre. Zyberi zbraz një karikator të tërë mbi Artur G., duke e vrarë në vend. Pas kësaj vrasjeje, Arben G., i vëllai i vetëm i A., betohet për hakmarrje dhe një javë më vonë ai qwllon te “Selvia”, një nga ekzekutorët e Arturit, Y. M. dhe pas kësaj, radha do i vinte Zyberit, i cili duke e ndier rrezikun ishte larguar drejt Italisë, aty ku edhe do të vritej nga G. dhe miku i tij, Gert Gjenerali, i cili ndodhej në Gjermani dhe prej kohësh njihej si një person që kishte armiqësi me Faksimile e komunikatës për ekstradimin e Gert Gjeneralit Zyberin dhe të dy bashkë do ta vrisnin atë në spitalin e Milanos. Emrat e ekzekutorëve do të zbuloheshin vetëm nga gjurmët e gjetura në dorezat e bardha që autorët kishin veshur gjatë ekzekutimit.

 

(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb