Udhëheqësi i një karteli droge nga Hondurasi dëshmoi sot në një gjykatë të New York-ut se ai i ka dhënë ryshfet presidentit të vendit, Juan Orlando Hernandez, një shumë prej 250 000 euro, në këmbim të dhënies së kontratave të shtetit, por edhe për ta mbrojtur atë nga çdo arrest në Shtetet e Bashkuara.

“Ishte për mbrojtje, në mënyrë që vëllai im dhe unë të mos arrestoheshim nga ushtria ose policia në Honduras dhe të ekstradoheshim në Shtetet e Bashkuara,” tha Davis Leonel Rivera Maradiaga, udhëheqësi i kartelit Los Katsiros, duke dëshmuar në gjyqin, ku ishte i pranishëm edhe Geovani Fu Ramires, i akuzuar për trafik droge. Rivera pretendoi se i kishte paguar paratë në vitin 2012, kur Hernandez ishte kreu i Kongresit të Hondurasit. Shuma me para iu dorëzua motrës së presidentit, Hilda, e cila tani ka vdekur.

Presidenti Hernandez ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në çdo rast të trafikut të drogës. Fuentes Ramirez u deklarua i pafajshëm në fillim të gjyqit të tij të hënën. Rivera arriti një marrëveshje në 2013 me DEA (Administrata Amerikane e Zbatimit të Barnave) dhe u dorëzua rreth dy vjet më vonë, pasi SHBA vendosi sanksione ndaj kompanive që ai tha se i përkisnin atij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb