Kristal Abazaj i dhuroi 1 pikë Tiranës, në barazimin 1-1 ndaj Egnatias. Ai realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, në fundin e ndeshjes.

“Nuk e kam prekur topin me dorë është, penallti neto. Lojtarët e Egnatias do të thonë gjithçka, por ajo është penallti neto. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, e kishim punuar shumë mirë, kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, i meritonim 3 pikë, por jo edhe 1 pikë nuk është keq. I kemi të gjitha kapacitetet pavarësisht ndeshjeve që kemi bërë, do besoj deri në fund tek ky ekip jo vetëm që kapim “Final 4” por edhe më shumë, pasi kam ardhur këtu për gjëra madhore.

Është aluduar shumë për çështjen e Filipit, ne rrimë gjithë ditën me të, gjithë djemtë e rinj kanë përkrahjen tonë dhe çështja e Najdovskit është ekzagjeruar shumë. Grupi shpesh herë ka qenë i limituar, ka pësuar dhe dëmtime, po mundohemi ti zgjidhim ndeshjet si individualisht dhe në grup, por futbolli jo gjithmonë të jep atë që meriton”, – tha Abazaj.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: