Interi ia doli të fitojë titullin kampion në Itali, duke “qepur” yllin e dytë në fanellë. Drejtori sportiv, Beppe Marotta ka folur për çështje të ndryshme, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Grupi është rritur shumë, nëpërmjet humbjes kemi fituar guxim, eksperiencë dhe vendosmëri.

Cilësi të rëndësishme për të arritur rezultate të jashtëzakonshme. Është ndryshe të punosh te një klub i madh,ka presion të madh dhe duhet të jesh i aftë të marrësh vendime me përgjegjësi. Më pas duhet guximi për të vendosur pavarësisht kritikave. Lautaro? Skuadra duhet përmirësuar duke bërë llogaritë me financat. Do të bëjmë një merkato kreative”, tha Marotta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb