ANGLI- Konsumimi i pijeve energjike çdo ditë mund të rezultojë i dëmshëm. Kështu ka ndodhur me një bodybuilder, i cili konsumonte deri në 8 kanoçe me pije energjike në ditë. Por teprimi me përdorimin e steroideve, dhe abuzimi i dukshëm, i shkaktoi vdekjen nga kanceri në mëlçi.

Anglezi Dean Wharmby, 39 vjeç, baba i një vajze, vdiq pas pesë vitesh betejë me sëmundjen e rëndë.

I fiksuar pas muskujve, ai konsumonte deri në 10 mijë kalori në ditë, me hamburgerë, pica dhe sanduiçë.
Edhe pse ndaloi së marri steroide, sëmundja përparoi, duke i shkaktuar vdekjen.

Partnerja e tij ka publikuar disa foto për të ndërgjegjësuar të tjerët nga ky rrezik.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: