Në parketin e basketbollit është i pandalshëm, por si qindra milionë njerëz në të gjithë botën edhe LeBron James është i frikësuar nga rreziku i Coronavirus. Konfirmimi për këtë vjen në reagimin e parë publik të atij që konsiderohet “Mbreti” i NBA.

B5uu4knkgvehrbfbxubqmjrtlm
B5uu4knkgvehrbfbxubqmjrtlm

Në një video-konferencë të organizuar me disa prej shokëve të tij të Los Angeles Lakers, James ka treguar vendimin që ka marrë për të ardhmen. “Pas këtij m… Coronavirus nuk do t’ia jap askujt dorën”, ka thënë “King” Lebron, që gjithashtu ka komentuar edhe hipotezën që NBA të kthehej shpejt, por ndeshjet të luhen pa tifozë. Sipas yllit të Lakers, do të ishte pa kuptim të luhej pa publik.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb