Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se kreu i PD Sali Berisha duhet të kuptojë që protestuesit kërkojnë që ky i fundit të shkojë në burg.

I fundit në sallë që mund të flasë në emër të protestuesve është ky pelikani këtu (Berisha). Sali Berisha unë të sfidoj, sot pasdite shko në protestë. Shkon dot? Provoje po ta mbajti. Personalisht nga ana e protestuesve e meritoj një falenderim pasi kam kontribuar në një prej kërkesave të tyre. Ata thonë “Berisha në burg”, unë e kam bërë një kallëzim për ty. Ditën e parë të protestës i quajte sikur i kishim thirrur ne, ditën e 2 dole kundër tyre, sot del zotrote si përfaqësues i protestës. Në Bruksel pashë disa që tha jemi këtu t’ju sjellim kërkesat e protestuesve. Kush ju ka mandatuar. I fundit që mund të bësh ndërmjetësuesin me të rinjtë je ti.”, tha Balla.

Gjithashtu edhe deputeti Flamur Noka ka replikuar nga vendi me Taulant Ballën, duke e akuzuar dhe kritikuar këtë fundit dhe se duhet të mbajë përgjegjësi.

Noka reagoi me akuza të ashpra në sallën e Kuvendit ndaj Taulant Ballës, gjatë një debati që po zhvillonte me kreun e PD për protestat.

Noka dëgjohet teksa i drejtohet Ballës me frazat “Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb