FIER

Një 64-vjeçar është arrestuar pasi i gjetën 11 kg në magazinën e tij. Policai organizoi një operacion të koduar ”Bregasi” dhe ushtruan kontroll në banesën e Ramadan Hoxhajt në Peshtan të Fierit.

Magazina ndodhej në oborrin e banesës ku jeton Hoxhaj.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Fier
Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bregasi”.
Sekuestrohen 11 kg lëndë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi i saj.
Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Komisariati i Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Bregasi”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. H., 64 vjeç, banues në Peshtan Bregas, Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në magazinën në oborrin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: