KRUJA

Policia njofton se ka arrestuar një 44-vjeçar në Krujë, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e makinës së tij janë gjetur 38 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Sipas policisë, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Fushë Krujës”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin P. L. Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit u gjetën rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Goditet një tjetër tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike.

Finalizohet operacioni i koduar “Nënkalimi”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Sekuestrohen rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë.

Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar, poseduesi i lëndës narkotike.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u finalizua me sukses  operacioni policor i koduar “Nënkalimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

  1. L., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Fushë Krujës”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin P. L. Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit u gjetën rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti “Volksëagen” dhe 2 aparate celular.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: